Ekonomi Biznes

“Na bosh, ju plot”, protesta e gastronomëve

Protesta në gastronomi.

“Na bosh, ju plot”, ka qenë një nga motot e gastronomëve të cilët protestuan para Qeverisë së Kosovës, të mërkurën.

Madje, ata treguan rrezikun; që sipas tyre “shumë biznese po shuhen si pasojë e masave anti-COVID që gastronomët janë të obliguar t’i zbatojnë”.

“Për të shmangur protestat dhe me qëllim t’i shprehim pakënaqësitë tona në mënyrë institucionale t’i shprehim pakënaqësi. Për këtë arsye sot jemi këtu jemi mbledhur këtu për të protestuar për të kërkuar lirimin e masave të fundit, të cilat janë marrë pa u konsultuar fare me neve, e të cilat çdo ditë e më shumë po iu kushton juve dëme të mëdha, ka thënë Hysen Sogojeva, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve.

Ai s’e ka pa përmendur edhe organizimet e qeveritarëve, që sipas tyre veç masat anti-COVID nuk janë zbatuar.

“Derisa pushtetarët tonë po mbajnë darka të Lamës dhe po ia zgjasin orarin vetes, neve s’po na lejojnë të punojmë. Pandemia dihet që s’ka përfunduar në krejt botën, por bota po funksionon. Edhe ne po duam të funksionojmë. Është bërë tepër vonë. Ju bëj thirrje institucioneve të zgjohen nga gjumi të na lejojnë të punojmë”.

Ata parashtruan kërkesat e tyre për të cilat është organizuar protesta.

1. Të bëhet zgjatja e orarit të punës në të gjitha kategoritë deri në ora 01:00

2. Të lejohet puna në sallat e dasmave dhe klubeve, sipas manualit të IKSHPK-së

3. Të kërkohet certifikata e vaksinimit të plotë, ose me një dozë apo testin PCR

4. Subvencionimi i sallave të dasmave që s’kanë punuar thuajse 600 ditë

5. Mbulimi i shpenzimeve operative, qiratë të shtyhen pagesat e afateve të kredive. /SHQIP.COM