Lajme

Mustafa: Koha është për një marrëveshje finale me Serbinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kreu i LDK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është shprehur se tashmë është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje finale.

Po ashtu Mustafa është shprehur se për momentin procesi i dialogut po përkrahet edhe nga ana e partive opozitare.

“Ka një përkrahje me sa po duket edhe të opozitës dhe unë mendoj se është një kohe optimale për arritjen e marrëveshjes finale”, është shprehur Mustafa.

Foto nga takimi i fundit midis Isa Mustafës dhe Albin Kurtit para formimit të Qeverisë

Ish-kryeministri i Kosovës ka pasur edhe një mesazh për tashmë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Sipas Mustafës Kurti duhet që të krijojë dhe përgatisë një ekip për dialogun me Serbinë.

“Sigurisht se mundet kryeministri Kurti në qoftëse tregon gatishmëri, përgatitet krijohet një ekip e cila e përkrahë sepse ka vota mjaft shumë në Kuvend”, ka thënë Mustafa.

Sa i përket Greva në Arsim, Mustafa është shprehur se nuk mund të jap përgjigje për këtë pasi që është mirë që Qeveria duhet të jap një përgjigje për këtë./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022