Lajme

Musliu – Shoshi pjesë e delegacionit nga Kosova në Sesionin e Asamblesë Parlamentare të KE-së

Delegacioni nga Kosova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, është pjesë e Sesionit të Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zhvillohet nga data 25-29 prill 2022.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se gjatë ditës së hënë ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Grave në Asamble të Këshillit.

“Sot isha pjesë e takimit të Grupit të Grave në Asamble të Këshillit (Women@PACE) dhe në mbledhjen e Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm”, ka shkruar ajo.

Ajo gjithashtu ka shkruar se ditëve në vazhdim do të marrim pjesë në punimet e Sesionit, në takime të komiteteve dhe grupeve politike që sipas saj do të diskutohet zhvillimet e fundit në botë dhe rajon./Shqip.com