Musliu-Haxhiut: Gjyshi juaj ka mundur me i dhanë bukë e ujë Thaçit, se pa armë nuk besoj që ka shku aty

Deputetja e Partisë Demorkarike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është përgjigjur, Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi që kjo e fundit ka thënë se babagjyshi i saj i ka dhënë armë Hashim Thaçit.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndoshta babagjyshi i Albulena Haxhiu ka mundur me ju jap ujë ose bukë.
“Ndoshta babagjyshi ka muajt me ua dhanë ndonjë kafshatë bukë edhe me ju bo konak ndonjëherë e sa për armë Hashim Thaçi nuk besoj që ka shku aty i paarmatosur”, ka shkruar Musliu.
Ajo gjithashtu ka thënë se “por si do qe të jetë kjo nuk te amniston ty qe i quajte kriminel”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar mbrëmë se gjyshi i saj i kishte dhënë bukë e armë ish-presidentit Hashim Thaçi.

Një deklaratë të tillë Haxhiu e ka dhënë në Kanal10, ku ka thënë se përkundër kësaj, ish-presidenti e kishte akuzuar familjen e saj për trafikim me narkotikë.
Ajo ka treguar se e ka paditur ish-presidentin për shpifje dhe se rasti për këtë është në gjykatë, por thotë se ende s’është mbajtur asnjë seancë.
“E kuptoj se në politikë edhe mund të akuzohesh, ndonëse është e ultë, por mund të bëhen. Por, për familjen time ka qenë ndryshe sepse familja ime ka qenë para lufte e gjithmonë ka kontribuar për vendin. Z. Thaçi e njeh familjen time. Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit, por edhe përkundër kësaj ka bërë një akuzë të tillë. Unë e kam paditur për shpifje, jo si ministre, por si individ. Të akuzosh një familje për trafikim me narkotikë, s’mund t’i mbyllësh sytë. Rasti është në gjykatë dhe ende nuk është mbajtur asnjë seancë”, ka thënë Haxhiu./Shqip.com