Musli-Shoshi: Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Që nga dita kur kemi dorëzuar kërkesën për aplikim në KE kam kërkuar qartësi nga qeveria se a do të jemi pjesë e agjendës formale në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që mbahet sot në Torino të Italisë! Sot u konfirmua që ne nuk nuk jemi pjesë e agjendës formal në këtë takimin’’ ka shkruajtur Shoshi.
Ajo po ashtu thotë se sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
‘’Rrjedhimisht sot nuk do të shqyrtohet kërkesa e 🇽🇰 për anëtarësim në KE! Pra nuk mund të fillojnë procedurat zyrtare pa diskutim dhe votim’’ ka shkruar Shoshi.
Të shpresojmë se do të jemi pjesë e agjendës formale në takimin e zv.ministrave që mbahet në Strasburg me datën 1 qershor 2022 është shprehur me tutje deputetja e PDK-së./Shqip.com
