Lajme

Musk “ngrit” Kosovën në këmbë – merr reagime të ashpëra për krahasimin e situatës së Kosovës më atë të Ukrainës

Elon Musk

Deputeti Behgjet Pacolli i ka reaguar njeriut më të pasur në botë,  Elon Musk i cili propozoi një qasje të ngjashme ndaj Krimesë dhe Donbasit ukrainas si me rastin e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Musk që të lexojë para se të postoi në Twitter.

“Lexo para se të postosh në Twitter!.Më e mira që mund ta bëni për botën është që ta ndërtoni edhe një fluturake hapësinore për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbisë sepse me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftës, janë bërë të pashëndetshëm për tokën”.

“Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, atëherë më mirë qëndroni jashtë kësaj pune!”.

Pas Pacollit ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Lexo disa libra nëse dëshiron të kuptosh më mirë Kosovën dhe Ukrainën. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ndërsa Rusia dëshiron të marrë tokë që nuk i takon asaj. Ke një narrativë ruse. Qëndro jashtë kësaj nëse nuk je i informuar në detaje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndërsa, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në reagim e ka pyetur nëse është i dehur.

“Vërtetë?!!!! Je i dehur”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, Musk ka krahasuar Kosovën me Donbasin e Krimenë, rajone të Ukrainës të pushtuar nga Rusia./SHQIP.com