Musk: Nëse 6 miliardë dollarë e zgjidhin urinë në botë, unë do t’i shes aksionet e Teslas

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka reaguar ndaj Programit për Ushqim në kuadër të Kombeve të Bashkuara (WTP), duke thënë “nëse gjashtë miliardë dollarë e zgjidhin problemin e urisë në botë, do t’i shes të gjitha aksionet e kompanisë”.
Kështu është shprehur ai nëpërmjet një postimi në Twitter, ku ka kërkuar shpjegim të hapur edhe për publikun që të tregohen se si shpenzohen paratë.
“Nëse WFP-ja mund të përshkruajë këtë temë në Twitter saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë, unë do të shes aksionet e Teslas tani dhe do ta bëj”, ka shkruar ai.
“Por duhet të jetë kontabilitet me burim të hapur, në mënyrë që publiku të shohë saktësisht se si shpenzohen paratë”, shtoi më tej Musk në Twitter.
If WFP can describe on this Twitter thread exactly how $6B will solve world hunger, I will sell Tesla stock right now and do it.
— Elon Musk (@elonmusk) October 31, 2021
Ditë më parë, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley, kishte thënë se “një grup i vogël i multimiliarderëve mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë me vetëm një përqindje të vogël të pasurisë”, duke marrë shembullin se si njëri nga ta mund të ishte Elon Musk, i cili ka një pasuri rreth 290 miliardë dollarë.
2 përqindëshi i pasurisë së Musk i bie të ishte gjashtë miliardë dollarë, që sipas WFP-së, ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemin e urisë në botë. /Shqip.com