Teknologji

Musk mbron vendimin për largimin e punëtorëve nga Twitter

Pronari i Twitter, Elon Musk ka mbrojtur shkarkimin e rreth gjysmës së fuqisë punëtore të kompanisë, duke thënë se ai nuk kishte “zgjidhje” pasi Twitter po humbte më shumë se 4 milion dollarë (3.5 milion £) në ditë.

Sipas një postimi në Yoel Roth, udhëheqësit të Twitterit për Siguri dhe Integritet, bëhet fjalë për gati 50 për qind më pak vende të punës në nivel të kompanisë.

Por Musk tha se angazhimi i Twitter për modernizim të përmbajtjes është “absolutisht i pandryshuar”.

Musk, njeriu më i pasur në botë, mori Twitter-in në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Musk tha se të gjithë atyre që humbën punën iu ofruan pagesa shtesë tre muaj, “që është 50% më shumë sesa kërkohet me ligj”.

Ndërkaq, ish-punonjësit paditën Twitter-in të premtën për shkak që sipas ligjit nuk janë njoftuar me kohë që do të largohen nga puna.

/Shqip.com