Teknologji

Musk ka humbur rreth 92 miliardë dollarë që nga marrja e Twitterit

Elon Musk thuhet se ka humbur rreth 92 miliardë dollarë të pasurisë së tij pas marrjes së Twitter.

Musk thuhet se ka një vlerë prej 177 miliardë dollarësh, me pasurinë e tij që arriti kulmin në vitin 2021 në 340 miliardë dollarë, kur aksionet e Teslës ishin me një çmim rekord prej 410 dollarësh.

Miliarderi është nën kritika pasi ai është paditur nga shumë ish-punonjës të Twitter pasi sipas tyre, nuk u lajmwruan nw kohw pwr largimin e tyre sipas ligjit.

Elon Musk

Ai gjithashtu po përpiqet të mbajë rrjedhat ekzistuese të të ardhurave pasi disa reklamues u larguan nga frika se platforma nuk do të jetë më një “vend i sigurt” për markat.

Fytyrat e famshme, duke përfshirë Whoopi Goldberg, kanë dalë gjithashtu nga platforma, duke thënë se Twitter ishte bërë “i çrregullt” që kur e mori Musk.

/Shqip.com