Sport Ndërkombëtar

Muriqi mund të kthehet në Turqi

Vedat Muriqi

Sezoni i ri, por historia e vjetër.

Vedat Muriqi nuk po hapësira te Lazio asesi dhe një largim nga Italia duket i mundshëm.

Sipas mediumit Italian “Corriere dello Sport”,  për Muriqin janë interesuara Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Shtatëgjati ka zhvilluar 11-të ndeshje të zhvilluara në Serie A, por nuk e ka gjetur ende rrugën për te goli.

Ndërsa, ka regjistruar një asistim.

Tre ndeshje ka zhvilluar edhe në Europaligë, por gol nuk ka gjetur as aty.

https://twitter.com/Sporsuzcom/status/1472920777595006980?s=20

Forma e lartë e Immobiles, ardhja e Pedros dhe Felipe Anderson –  e kanë bërë Vedatin si opsionin e fundit për repartin e sulmit.

Sulmuesi shqiptar u bë pjesë e italianëve – në vitin 2020, ndërsa Lazio kishte paguar për shërbimet tij, plotë 20 milionë euro.

Ndërsa, tashmë vlera e tij ka rënie drastike.

Sipas “Transfermaket” ai tashmë vlen tetë milionë euro. /Shqip.com