Lajme

Murati i reagon Tahirit: Dorëzoje dorëheqjen i nderuar deputet

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i ka reaguar Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pasi ky i fundit ofroj dorëheqjen e postit të deputetit pasi u shpreh i bindur se në Fondin e Sigurisë nuk janë mbledhur më shumë sesa 2 milionë euro.

Murati iu kundërpërgjigj Tahirit duke ia kërkuar dorëheqjen e menjëhershme.

“ Sa i përket Fondit të Sigurisë dhe vët bast për të dhënë dorëheqjen, ju ftoj që sot ta jepni atë. Që sot, dhe ta shohim a po i qëndroni fjalës. Nuk e them sa është, mirëpo nuk është ajo që thatë ju. Dhe të ftoj ta japësh dorëheqjen së pari, privatisht mund të tregoj shumën, por njëherë qëndrojë fjalës deri në fund”, tha Murati.

Tahiri, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka folur për Fondin e Sigurisë. Ai vuri bast mandatin e tij të deputetit pasi u shpreh i bindur se nuk janë mbledhur më shumë sesa 2 milionë euro.

” Kur kanë shkuar rreth 75 ditë unë jam i bindur – dhe nëse s’del kështu, unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit. Nëse kanë kalu mbi 2 milionë euro, nëse janë dhënë mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, deri në këto momente, unë e lë mandatin tim” – tha para deputetëve, Tahiri.

Lexo edhe:
Abelard Tahiri: Jap dorëheqje nëse në Fondin e Sigurisë janë mbledhur më shumë se 2 milionë euro