Ekonomi

Murati: Brenda shkurtit u regjistruan mbi 5 mijë të punësuar

Ministri i Financave, Hekuran Murati
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5,054 të punësuar të rinj.

Ai ka thënë se kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen/deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën.

“Fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon. Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka shkruar Murati.

/Shqip.com