Sport Ndërkombëtar

Munishi për futbollistin e Anglisë: Është “trullan”, më shumë ka asistuar për kundërshtarin

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi e ka dhënë një deklaratë jashtëzakonisht interesante për futbollistin e Anglisë, Harry Maguire.

Maguire është lojtari më i kritikuar në vitet e fundit shkaku i formës së tij të dobët me Manchester Unitedin.

Përkundër kësaj, Maguire është ftuar nga Anglia për Kupën e Botës, madje edhe po luan si startues.

Sa i përket Maguires, Munishi e ka quajtur atë “trullan”.

“Këtij Maguires bravo i qoftë sepse qëndron stoik derisa krejt bota bën hajgare me të. Është trullan, më shumë ka asistuar për kundërshtarin”, tha Munishi në RTV Dukagjini.

/Shqip.com