Sport Ndërkombëtar

Muller përsëri ngacmon Lewandowskin

Thomas Muller ka vazhduar ta thumboj ish-shokun e skuadrës, Robert Lewandowskin.

Bayern ka udhëtuar për në Spanjë aty ku do të përballet me Barcelonën të mërkurën.

Me ekipin gati për të hipur në aeroplan, Thomas Muller regjistroi një video, të cilën e ndau në Instagram si një paralajmërim.

“Lewy ne po vijmë”, tha Muller, si dhe shokët e tjerë.

Kujtojmë se Bayern tashmë është kualifikuar, ndërsa Barcelona po lufton në vendin e tretë.

Barcelonës i duhet të fitojë kundër Bayernit, por edhe Inter të lëshojë pikë kundër Viktoria Plazen.

Ndeshja e parë përfundoi 2:0 në Gjermani në të mirë të Bayernit.

/Shqip.com