Lajme

Muja: Rama ka tendecë që t’i gjej një rrugëdalje Vuçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes draft-dokumentit për Asociacionin të propozuar te krerët evropianë, ka tendecë që t’i gjej një rrugëdalje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Muja në Politiko tha se për shkak të natyrës se si dy politikanët qeverisin njëri me Serbinë e tjetri me Shqipërinë, në situata të tilla të dy politikanët e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt.

Sipas deputetit Muja kryeministri Rama ia ka bartuar Vuçiqit lidershipin rajonal.

 “Ka një afrim mes Ramës e Vuçiqit për shkak të natyrës se si qeverisinë të dy. Janëpërfaqësues të stabilokracisë në Ballkanin Perendimor, dhe këta e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt. Më herët ka qenë një rend në kuadër të Procesit të Berlinit, që Ballkani u pa me dy figura, me Vuçiqin te serbët e Ramën te shqiptarët. deklaroi Muja.

“Personalisht e shoh, mendoj që Rama është pjesë e problemit. Që nga qëndrimet e painformuara me situatën e fundit, dhe reagimet pa ndonjë konsultim dhe njohje të situatës.”, tha Muja tutje.

/Shqip.com