Lajme

MSH paralajmëron nisjen e vaksinimit për qytetarët mbi moshën 55 vjeç

Vaksinimi anti-COVID'19

Pas blerjes së mbi 81 mijë dozave të vaksinës anti-COVID’19 nga kompania Pfizer, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se terminët për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi moshën 55 vjeçare, njofton SHQIP.

Sipas njoftimit, për t’u imunizuar mund të aplikojnë edhe personat me sëmundje kronike, pa dallim moshe.

Po ashtu, qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit.

Sipas MSH-së, të drejtë vaksinimi do të kenë edhe qytetarët të cilëve iu kërkohet vaksinimi nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket”, thuhet në njoftim./SHQIP