Rozë

Mozzik kërkon falje, tregon arsyen pse iu anulua koncerti

Koncerti i Mozzik, i cili ishte paraparë që të mbahet në Tiranë është anuluar.

Kjo pasi pavarësisht të gjitha para pragaditjeve atij iu ndalua performanca nga Policia.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ndërkohë që iu kërkoi falje fansave.

“Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem.”

Ndryshe, ai është në përgatitje të një projekti të ri që është në bashkëpunim me Taynën dhe Butrint Imerin.

Ky vjen pas bashkëpunimit me Getinjon./SHQIP.com