Mozzik ironizon me Kurtin për darkën me Vuçiqin: “Suxhuk t’Bosnjes kishin honger”
Publikuar:
(04.05.2022 22:44:36)

Jo rrallëherë Mozzik përfshihet edhe në çështjet politike.
Siç dihet reperi shqiptar është simpatizant i Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ku ditë më parë edhe iu kishte shkuar për vizitë në Hagë.
Por së fundmi, Mozzikut i ka dalë punë me Kurtin, ku një foto e tij duke darkuar me presidentin Aleksandër Vuçi ka nxitur edhe reagimin e reperit.
Në një status të gazetarit, Valon Syla nuk ka munguar komenti i Mozzik i cili ironizoi me darkën e Kurtit dhe Vuçiqit.
“Suxhuk t’bosnjes kishin honger plluuSs”, ishte komenti që la reperi, e që mori reagime të shumta nga ndjekësit.
Kujtojmë se takimi mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë u mbajt në Berlin./Shqip.com
