Rozë

Mozzik arrin shumën milionshe në kriptovaluta

Reperi, Mozzik

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik ka çuditur fansat me postimin e fundit në Instagram.

Ai ka treguar se ka arritur shumë marramendëse në kriptovaluta, ku në bazë të fotografis së postuar reperi ka arritur mbi 3 milionë e 700 mijë dollar.

“Punë e lehtë”, ka shkruar ai teksa ka publikuar shifrën e ‘çmendur’.

Në anën tjetër, Mozzik këtë vit ka qenë shumë aktiv në skenën muzikore, duke lansuar disa projekte.

Kënga e tij e fundit është bashkëpunimi me Noizyn i lansuar dy javë më parë.

Projekti titullohet “Bonour Madame” dhe deri me tani numëron mbi 9.2 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=JR2-H5907Mo