Mourinho thumbon gazetarët
Publikuar:
(05.12.2021 11:08:08)
Pasi skuadra e tij, Roma humbi 0 me 3 në Olimpico ndaj Interit, Mourinho është përballur me gazetarët.
Sigurisht, mediat e kritikuan atë për formën në të cilën po kalon skuadra e kryeqytetit italian.
Por, trajneri portugez e kishte një përgjigje për ta.
“Puna juaj është shumë më e lehtë sesa e jona, për këtë ne fitojmë shumë se ju”, ka thumbuar Mourinho.
Deklarata e tij është bërë virale nëpër rrjetet sociale. /Shqip.com