Rozë

Motra e Kejvinës: Ajo deshi t’i kërkonte falje Luizit por nuk ju lejua

Shuplaka e Kejvinës ndaj Luizit, për një kohë të gjatë është komentuar dhe kritikuar nga njerëzit.

Kjo ishte edhe arsyeja pse Kejvina u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ndërkaq, për herë të parë për këtë ka folur motra e Kejvinës, Dorina Kthella.

Ajo ka kërkuar ndjesë në emër të familjes së saj për shuplakën e modeles, duke shtuar se në të vërtetë Kejvina nuk sillet në atë mënyrë.

Madje ajo tregoi se janë munduar gjatë kësaj kohe t’i kërkojnë ndjesë Luizit dhe familjes së tij, por nuk i kanë lejuar.

“Pas përplasjes dhe debatit të Kejvinës me Luizin natën e prime-it dhe shkuarjes në gjuajtjen me shpullë, kemi tentuar disa herë të kërkojmë falje publike për këtë gjest jo të hijshëm, Luizit personalisht dhe familjes së tij, por nuk na është lejuar. Kejvina disa ditë më parë iu ka kërkuar falje fansave të tij, por sot arriti më në fund t’i dërgonte një dron, për t’i kërkuar falje për veprimin që ka kryer. Jo vetëm Luizit, por të gjithë shikuesve iu kërkojmë ndjesë sepse nuk jemi njerëz të rritur me dhunë. Por jeta ndonjëherë të vë para zgjedhjeve të gabuara. Nuk është Kejvina ajo që patë atë natë’, ka shkruar motra e Kejvinës në Instagram.

Ndërkaq, gjatë ditës së martë, Kejvina i ka dërguar një dron Luizit ku ka shkruar “Unë të dua, ti e di”.

/Shqip.com