Lajme

Moti për sot

Ilustrim

Të premten do të ketë një ulje të temperaturave, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo për shkak të ndikimit nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.

Parashihen riga shiu sot të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e forte. /Shqip.com