Moti për sot dhe nesër, rriten temperaturat
Publikuar:
(07.09.2022 08:01:18)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot dhe nesër do të mbajë më diell, ndërsa me vranësira në relievin malor.
Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë, teksa ato maksimale do të shkojnë deri në 30 gradë.
“Mot kryesisht i ngjashëm dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale. Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor .Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius”, THUHET NË NJOFTIM.
Tutje është shkruar se do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com
