Lajme

Moti për pesë ditët e ardhshme, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë Celsius

Foto ilustruese

Gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me pak vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësira do të ketë gjatë ditës së martë dhe të mërkurë.

“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të cilat të martën dhe të mërkurën vende-vende do të sjellin reshje lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë

IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s./Shqip.com