Lajme

Moti me vranësira, parashihen reshje shiu në disa vende

Moti

Sot gjatë ditës së hënë, parashihet të mbaj mot kryesisht me vranësira ku vende vende mund të sjellin reshje shiu.

Duke u bazuar në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga nesër do të ketë stabilizim të motit.

“Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm ne stadet e larta të Troposferës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales,(50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb),

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius./SHQIP.com