Lajme

Moti me vranësira dhe intervale me diell

Ilustrim
Ilustrim

Sot gjatë ditës së mërkurë moti do të mbajë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vranësirat parashihen, që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet për rreth viseve malore, të sjellin riga shiu,

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./Shqip.com