Lajme

Moti me shi dhe i shoqëruar me fjolla bore

Sot gjatë ditës së diele parashihet mot me reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

Sipas të dhënave në Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shtresa të borës parashihet të ketë në shtresat e larta malore.

“Të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

/Shqip.com