Moti i vranët sot në Kosovë, priten edhe reshje shiu
Publikuar:
(02.09.2021 08:15:30)

Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./SHQIP.com