Lajme

Moti për sot, me vranësira dhe diell

Moti në Kosovë.

Mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara përreth relievit malor, pritet të mbajë gjatë ditës së premte në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të shënojnë rënie të theksuar dhe do të jenë tipike vjeshtore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 25 gradë”, thuhet në njoftimin e institutit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./SHQIP.com