Lajme

Mot me shi sot, nga e marta rritje e temperaturave

Moti në Kosovë

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Shqip.com.

Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, nga dita e marte e tutje, vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit.

“Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte. Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike”, thuhet në njoftim.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius. Indeksi UV përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike”. /Shqip.com