Mot me shi edhe këtë të premte
Publikuar:
(08.10.2021 08:51:40)
Mot i vranët dhe me reshje shiu do të mbajë edhe këtë të premte në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ku njoftohet se temperaturat maksimale të ditës kanë shënuar rënie.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 11-13 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet më tej në njoftim. /Shqip.com