Mot me diell dhe vranësira
Publikuar:
(14.09.2023 09:33:28)

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25deri në 29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, thuhet në njoftimin e IHMK.
/Shqip.com