Mot me diell dhe pjesërisht i vranët sot në Kosovë
Publikuar:
(28.08.2021 08:21:03)

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë edhe sot në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se edhe temperaturat kanë shënuar ulje.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Poashtu do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /Shqip.com