Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell
Publikuar:
(29.11.2022 08:09:55)

Sot gjatë ditës së marte parashihet të mbaj mot i ngjashëm si dje por me i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të ketë edhe intervale të shkurta me diell
“Të martën, mot kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Po ashtu, sipas IHMK-së, do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit dhe verilindjes.
/Shqip.com