Mos e mbani teshtimën, rrezikoni shëndetin

Teshtitja është një refleks natyral i trupit që shërben për të çliruar traktin respirator nga irrituesit ose alergjenët, polenit dhe mikrobet prandaj mbajtja e saj mund të çojë në pasoja të padëshiruara dhe madje të rrezikshme për shëndetin.
Efektet anësore negative që vijnë si pasojë e mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes mbi të cilat ushtrohet presion është deri në 20 herë më i madh se lëshimi i thjeshtë i teshtitjes.
Kraharori: Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë dhimbje ne kraharor. Nuk është e rrezikshme, por është një shtrëngim i pakëndshëm. Kur teshtitni, ushtroni presion mbi diafragmën, muskulin në kraharor që ju ndihmon të merrni frymë. Ndjesia e shtrëngimit ndihet edhe në sternum .
Sytë: Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë plasjen e kapilarëve në sy sepse teshtitja ushtron shumë presion mbi to për këtë arsye është mirë të mos e mbani teshtimën.
Veshi: Mbajtja e teshtitjes mund të rezultojë në dëmtim të veshit të mesëm dhe të brendshëm dhe dëmtim i daulles së veshit.
Aneurizma: Mbajtja e teshtitjes mund të shkaktojë, në situata ekstreme, një aneurizëm, e cila konsiston në zgjerimin e një segmenti vaskular me rrezikun e këputjes së tij.
Hunda: Mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë epistaksi, e cila është gjakderdhje nga hundët.
/Shqip.com