Momente pasionante mes Sarës dhe Bardhit
Sara dhe Bardhi në orët e vona të natës kanë dalë në oborrin e shtëpisë së Big Brother, për të kaluar disa momente vetëm.
Ata vendosën të hynin në pishinë edhe pse në fillim ngurruan sepse iu duk shumë ftohtë.
Pasi hynë ata filluan të prekeshin dhe të t’i jepnin përqafime njëri-tjetrit.
Më pas ishte Sara ajo që e ka puthur në buzë Bardhin, duke krijuar kështu një atmosferë shumë romantike.
Vëllai i madh duke parë momentet intime që po kalonin bashkë, i vendosi gjithashtu një këngë romantike në sfond.
Më pas çifti ka dalë nga pishina, ku Sara ka ngacmuar Bardhin duke bërë batutë.
Për shkak të qëndrimit në shtëpi, sara thotë se po harron, ndërsa me shaka i thotë Bardhit mendo të jem e martuar jashtë, por ta kem harruar.
Sara: Mendo të jem e martuar jashtë, por e kam harruar, e kupton…
Bardhi: Humor ee, diçka ka pas…
Sara: Burri im në televizor, po ca bën mi se le nam
Bardhi: E ke edhe ti këtë humorin anglez
Sara: Imagjino aq shumë dhe aq fort po harroj…ti po harro edhe tekstet e tua
/Shqip.com