Lajme

Molliqaj: Kurti ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro për t’ia kompensuar humbjet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth ndarjes së 45 milionë eurove nga Qeveria për Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

Sipas Molliqajt, kjo shumë i është ndarë KEDS-it për të ia kompensuar humbjet këtij të fundit.

“Për dy ditë, qeveria e Albin Kurtit ia ka ndarë KEDS-it 45 milionë euro nga taksat tona, për t’ia kompensuar humbjet. Dyfishin e çdo qeverie paraprake”- tha Molliqaj në T7.

Qeveria e Kosovës

Më tej, ai ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që sipas saj ndër faktorët e shumtë që kanë ndikuar në krizën energjetike është mos kursimi i rrymës nga qytetarët e vendit.

“Tendenca e qeverisë se qytetarët po harxhojnë shumë është e papranueshme. Në Kosovë kemi një qeveri, e cila është totalisht përgjegjëse për çdo minutë që nuk ka rrymë në Kosovë”, ka përfunduar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj./Shqip.com