Lajme

Molliqaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin tash po negocion veç për fytyrën e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Kurti e ka pranuar Asociacionin por tash po negocion veç për fytyrën e tij.

“Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman, siç e ka pranuar edhe Asociacionin. Shih ti, mbi planin franko-gjerman i paska edhe ca “pyetje” shtesë. Kështu janë edhe “kushtet” e tij për Asociacionin. Plani franko-gjerman, përveç që nuk ka njohje reciproke, dhe as njohje të 5 vendeve të BE-së, parasheh nivel më të lartë autonomie se sa vetë Asociacioni. Prandaj, PO-ja e këtij plani, është PO edhe për Asociacionin. Negociatat e tij janë veç për fytyrën e tij. Ta ruajë nëse do të mbetet diç për t’u ruajtur”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se Kurti e ka veç një problem, e ky problem s’ka asnjë lidhje me përmbajtjen e asnjërit nga dokumentet

“Asociacioni është problem i PR-it. Gjatë është kundërshtuar, shumë gjëra janë thënë. Historikun e shkruar të partisë edhe mund ta zhdukësh, por mbamendja për Asociacionin është ende shumë e freskët. Çfarë t’u bëjmë protestave e gazit? Çfarë njerëzve që më nuk janë midis nesh? E vetmja përgjigje është shtypja dhe dominimi deri në përmasa parafashiste. Pushteti negocion, ndërkohë e pranon edhe “Asociacionin e mirë”, SKV këndej bën protesta për ta mbrojtur kryeministrin”.

Aty ku proteston pushteti, rrezikohet liria. Krejt kjo për t’i pajtuar disi Albinin dhe Asociacionin, ka shtuar Molliqaj.

/Shqip.com