Lajme

Molliqaj: Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj edhe njeherë ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

Sipas të parit të PSD-së, Josep Borell nxorri dy gënjeshtrat e Kurtit

“Borell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë.Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?” ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj thotë se të gjitha reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati.

“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt.  A aq i rëndë na qenka ky kompromis?Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme” ka shkruar Molliqaj.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka folur për propozimin franko-gjerman. Ai ka thënë se është propozim që është bërë nga vetë ai dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e që ka përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës.

/Shqip.com