Lajme

Molliaqaj: Pendimi i vërtetë është dorëheqja

Dardan Molliqaj kryetar i PSD-së

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se pendimi i vërtetë është dorëheqja.

Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas kërkim faljes së Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit për veteranët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet”, ka shkruar Molliqaj.

Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon, ka shtuar më tutje Molliqaj.

Protesta e PSD-së pritet të mbahet me datën 6 korrik duke filluar nga ora 19:00./Shqip.com