Rozë

Modelja ruse konfirmon martesën me Don Xhonin?!

Dy javë më parë, u aludua se Don Xhoni është ribashkuar me ish-të dashurën e tij modelen ruse Ariana Lirey. Ishte kjo e fundit ajo e cila publikoi në mediat sociale një foto me reperin ku shiheshin në makinë duke u puthur. Ajo më pas tregoi se ishin bashkë në Mal të Zi.

Mbrëmjen e djeshme reperi publikoi këngën e tij më të re, ku pjesë e videoklipit ishte Ariana. Gjatë një momenti, ajo që ra në sy ishte tatuazhi i ri në dorën e modeles ku shkruhej: “Zonja Isufi”. Isufi është mbiemri i reperit.

Ariana ka postuar një fotot e pjesës së dorës ku mban tatuazhin e ku shihen edhe dy unaza: një rreth (zakonisht fejese) dhe një unazë me gurë (zakonisht martese). Mbi foto ajo ka shkruar në shqip: “Jemi të lidhur përgjithmonë”.

Nuk e dimë sa e vërtetë, kurse nga reperi nuk ka pasur reagim.

/Shqip.com