Teknologji

Modelet standarde të iPhone 14 dhe versionet iPhone 14 Pro do të kenë një dallim të madh

Duke qëndruar në një linjë me raportimet e analistit Ming-Chi Kuo, rapoti thotë se vetëm dy modelet Pro të iPhone 14 do të kenë çipin e ri Apple A16 me performancë më të lartë procesorike dhe grafike.

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga debutimi i iPhone 14, Wall Street Journal raportoi se modelet e segmentit të ulët iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus do të kenë një version të përmirësuar të çipin A15 Bionic.

Rapoti nuk ofron detaje të mëtejshme por ka pasur spekulime se modelet standarde të iPhone 14 do të kenë çipin e vitit të kaluar të iPhone 13, Apple A15 me pesë bërthama grafike dhe deri në 25% grafika më të shpejta.

Në modelet standarde të iPhone 13, A15 ka vetëm katër bërthama grafike. Rritja e performancës grafike do të jetë i vetmi ndryshim i Apple A15 në iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus sepse përdor të njëjtin procesor 6 bërthamësh dhe motorin Neutal të iPhone 13 dhe 13 Pro.

Duke qëndruar në një linjë me raportimet e analistit Ming-Chi Kuo, rapoti thotë se vetëm dy modelet Pro të iPhone 14 do të kenë çipin e ri Apple A16 me performancë më të lartë procesorike dhe grafike.

Do të ishte hera e parë që Apple kufizon një teknologji të re procesorësh vetëm për modelet e segmentit të lartë duke krijuar më tepër dallime mes modeleve standarde dhe atyre Pro.

Apple pritet të zbulojë nesër iPhone 14, iPhone 14 Plus, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max gjatë një evenimenti të veçantë në Teatrin Steve Jobs. Prej risive do të jenë ekrani që rri gjithnjë i ndezur “Always-On”, zëvendësimi i notch-it me një prerje më të vogël në ekran, një kamër e përmirësuar 48-megapiksel, RAM më i shpejtë etj. /PCWorld Albanian