Kulturë

MKRS organizon mbrëmje përkujtimore për artistin Muharrem Çena

Muharrem Çena

Artisti i mirënjohur Muharrem Qena, do të përkujtohet në 16-vjetorin e vdekjes.

Më 25 shtator, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë mbrëmje përkujtimore në nder të artistit.

Mbrëmja do të organizohet në Qendrën e Kulturës Alternative, Defy Them, duke filluar prej orës 19:00.

Këngëtari, shkrimtari, aktori e regjisori shqiptar që i dha aq shumë krijimtarisë artistike shqiptare vdiq më 25 shtator në vitin 2006.

Shpërblimet e shumta vendore e ndërkombëtare e radhisin atë në krijuesin më të njohur kosovar.

Çena ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan.