Lajme

Mjekët e zemrës në QKUK kryejnë mijëra intervenime

Kardiologu intervent, Daut Gorani, bashkë me kardiologët tjerë në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK vetëm vitin e kaluar kanë kryer 2480 koronarografi, ndërsa kanë realizuar po ashtu mbi 1400 stentime, shkruan Gazeta Shneta.

Gorani i cili është edhe ud.shef i shërbimit të kardiologjisë invazive, ka shifrat më të larta në mesin e kolegëve të tij me 380 procedura diagnostike koronarografike dhe 252 raste të trajtuara me stenta.

Kardiologu Gorani ka kryer Fakultetin e Mjekësisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa specializimin në mjekësinë interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai mban titullin master në shkencat mjekësore, sub-specialist në kardiologji në Qendrën Klinike Universitare në Sarajevë dhe PhD në kardiologji, po ashtu në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

/Shqip.com