“Mirësjellja e tepruar” mes Ramës dhe kryeministrit holandez

Në mesin e liderëve të Ballkanit Perëndimor të cilët po marrin pjessë në Samitin e Sllovenisë, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, para pak minutash ka shpërndarë pamjet e hyrjes në vendin ku po mbahet samiti, teksa shihet duke ecur në prani të homologut të tij holandez, Mark Rutte.
Ajo që vihet re në këtë video është “zënka” mes tij dhe kryeministrit Rutte.
Kur të dy kanë arritur tek dera, ata ‘e tepruan’ me mirësjellje duke i thënë njëri-tjetrit: “Ti shko i pari, jo ti shko i pari”, si shenjë respekti.
Në Samit po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Për herë të parë një kryeministër i Spanjës, Pedro Sanchez, do të ulet në tavolinë me kryeministrin kosovar meqë për dallim nga hera e kaluar kur në krye të ekzekutivit spanjoll ishte Mariano Rajoy, Spanja ishte larguar nga samiti për shkak të Kosovës në Sofje të vitit 2018./SHQIP.com