Miratohet Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike
Publikuar:
(28.03.2022 12:12:24)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.
Pika e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, u mbështet nga 67 deputetë.
Ndërsa, asnjë nuk ishte kundër.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme dhe se do të ketë punë të mëdha
Ky komisionin do të ketë mandat gjashtëmujor.
Për nënkryetar të Komisionit u propozua deputeti Ferat Shala nga PDK, ndërsa Eliza Hoxha si anëtare.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se i mbetet Komisionit t’i hetojë pretendimet e opozitës, derisa sipas saj, Qeveria do të ofrojë transparencë lidhur me situatën energjetike. /Shqip.com