Sport Shqiptar

Miqësorja me Norvegjinë, publikohet lista e Kosovës

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, e ka zyrtarizuar listën e skuadrës për miqësoren ndaj Norvegjisë.

Në listë janë pesë lojtarë nga Superliga. Ata janë Lindon Emërllahu, Drilon Hazrollaj, Muhamet Hyseni, Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqin.

Lista ka edhe dy emra të rinj, Art Smakaj e Mustafë Abdullahu, ku Smakaj luan tek Lokomotiva Zagrebi, ndërsa Abdullahu luan në Superligën e Shqipërisë, përkatësisht te klubi i Tiranës.

Në listë nuk kanë si të mungojnë edhe emra si Zhegrova e Muriqi, teksa ftesë ka marrë edhe Albion Rrahmani.

/Shqip.com