Ministrja austriake i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën në Austri, Karoline Edtstadle, ka folur rreth mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke thënë se nuk duhet krijuar standarde të dyfishta.
Edtstadle, ka deklaruar kështu duke pasur parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Kosovën.
Ministrja austriake, ka thënë se mbajtja e premtimeve të BE-së, është çështje sigurie për Evropën dhe çështje besueshmërie në raport me Ballkanin Perëndimor.
Ajo gjithashtu ka deklaruar se dhënia e statusit vend kandidat për BE, Ukrainës, nënkupton edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, por, edhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
This requires candidate status for Bosnia-Herzegovina, start of accession negotiations with Albania and North Macedonia and visa liberalization for Kosovo.3/3
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) June 17, 2022
“Kjo kërkon statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Edtstadle.
Ditëve të fundit, edhe përfaqësuesi i Bashkimi Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovë, shumë shpejt do të ndodh.