Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Të gjitha vaksinat kundër COVID-19 kanë afat

Vaksinat anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë me afat, përcjell Shqip.com

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kishte thënë se “vaksinat e ardhura nga Norvegjia nuk kanë afat”.

Por, pretendimet e këtilla, nga MSH cilësohen si “dezinformata.

“Dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet fakti se Kosova është ndër vendet e radha që nuk ka pranuar vaksina të paaprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Shqip.com