Lajme

Ministria e Drejtësisë kërkon 50 gardiane

Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë
Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ka shpallur konkurs për 50 vende pune për kadete – zyrtare korrektuese.

Kandidatet duhet të kenë të mbaruar vetëm shkollimin e mesëm dhe si kriter i konkursit është që ato të mos kenë tatuazhe në vende të dukshme.

Te drejtë konkurrimi kanë të gjitha vajzat dhe gratë prej moshës 18 deri në 30 vjeçare.

Aplikimi për pozitën e zyrtare korrektues ka filluar në një ditë pushimi, pra më datën 28 nëntor dhe do të jetë i hapur deri më datën 13 dhjetor.

Zyrtaret korrektuese do të jenë përgjegjëse për mbajtjen dhe kontrollin e të burgosurve, të jenë sigurojnë ambient sa më të sigurt për të burgosurit, personelin dhe vizitorët. Në rast se pranohet në këtë pozitë zyrtaret korrektuese do të mbikëqyrin, kontrollojnë dhe monitoroj lëvizjet dhe aktivitetet e të burgosurve brenda dhe jashtë institucionit etj.

/Shqip.com